Javët e dhunshme goditën turizmin, anulohen rezervime nga të huajt në Durrës!
Protestat e dhunshme ka penalizuar sektorin e turizmit në qytetin e Durrësit. Situata e krijuar ka sjellë anulime të rezervimeve të parashikuara, ndërsa është vënë re edhe një stepje nga turistët për të kryer rezervime të reja. Përfaqësuesit e sektorit të hoteleri-turizmit shprehen se situata e tensionuar dhe pamjet e dhunës ndikojnë në perceptimin e turistëve dhe në vendimmarrjen e tyre për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Përfaqësuesit e shoqatës së turizmi theksojnë se ndikimi do të lidhet me zgjatjen e protestave. Pavarësisht situatës, Durrësi vijon të mbetet një destinacion i vizituar edhe gjatë kësaj periudhe të vitit. Qyteti bregdetar pret turistë nga vendet nordike, të cilët zgjedhin Shqipërinë për klimën, bregdetin dhe mundësitë që ofron për pushime jashtë sezonit veror.
Burimi:
javanews.al