Javë vendimtare në Kosovë: President ose zgjedhje të reja
Kosova ka hyrë në javën vendimtare politike. Partitë duhet të zgjedhin president të ri brenda këtyre shtatë ditëve numëruar nga sot, ose shteti hyn në cikël të ri zgjedhor. Të mërkurën e shkuar, Gjykata Kushtetuese vendosi që afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Vendimin e arsyetoi duke konstatuar se Kuvendi u konstituua përtej afatit kushtetues 30 ditor, dhe se ky afat ka nisur ta rrjedhë afatin 60 ditor për zgjedhjen e presidentit. Ndonëse secila parti është shprehur kundër zgjedhjeve të reja, në publik s’janë parë lëvizje që çojnë drejt shmangies së tyre. Megjithatë, Partia Demokratike, si e dyta më e madhja në Parlament, ka thënë se tani është e gatshme të diskutojë për president, me kushtin që në Kuvend të miratohet...
Burimi:
kohajone.com