Java Kulturore Gjermane sjell në Tiranë artin, muzikën dhe traditat gjermane
Muzikë elektronike, art bashkëkohor, ekspozita, tradita dhe gastronomi gjermane do të bëhen pjesë e jetës kulturore të Tiranës gjatë pesë ditëve të Javës Kulturore Gjermane 2026. Aktivitetet do të zhvillohen nga 2 deri më 6 tetor, duke sjellë një program të larmishëm për publikun shqiptar dhe duke krijuar hapësira për njohjen dhe përjetimin e kulturës gjermane në kryeqytet. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi zhvillimin e Javës Kulturore Gjermane dhe ftoi publikun të ndjekë programin e aktiviteteve. “Na ndiqni për të zbuluar programin dhe për t’u bërë pjesë e aktiviteteve!”, shkruan Gonxhja. Java Kulturore Gjermane do të sjellë në Tiranë një ndërthurje të muzikës, artit bashkëkohor, ekspozitave, traditave dhe shijeve të gastronomisë gjermane, në një program...
Burimi:
kultplus.com