Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, nga muzika klasike te tingujt e folklorit
Muzika, folklori, poezia dhe arti maqedonas kanë mbërritur në Shqipëri, në kuadër të “Javës Kulturore të Maqedonisë së Veriut”, aktivitet që nisi dje më 3 shtator dhe do të vijojë deri më 6 shtator. Java Kulturore ka nisur me një koncert të veçantë të zhvilluar në sallën e Koncerteve të Kishës Ortodokse, Tiranë që bashkoi muzikën klasike me traditën folklorike maqedonase, duke sjellë për publikun shqiptar një panoramë të pasurisë dhe larminë e kulturës së vendit fqinj. Në skenë u ngjit Orkestra e Dhomës “ConTempora”, e cila interpretoi vepra të kompozitorëve maqedonas, ndërsa Ansambli i Valleve Popullore “EuroArt” solli atmosferën e folklorit përmes valleve, këngëve, kostumeve tradicionale dhe tingujve autentikë të instrumenteve popullore. Rreth 80 artistë janë bërë pjesë e programit artistik, duke përcjellë energjinë,...
Burimi:
kultplus.com