Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

Në kuadër të Javës së Grassroots, Federata e Futbollit zhvilloi një aktivitet në shkollën 9-vjeçare “Korb Muça” në Qerekë, me fokus promovimin e futbollit të vajzave dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët në sport. Aktiviteti kishte në fokus ndërgjegjësimin e nxënësve mbi rëndësinë e përfshirjes së vajzave në futboll dhe mundësitë që sporti ofron për zhvillimin e tyre.   Gjatë aktivitetit u zhvillua një bashkëbisedim me nxënësit e klasave të treta, të katërta dhe të pesta, i shoqëruar edhe me një pyetësor mbi futbollin e vajzave. Fëmijët patën mundësinë të ndanin mendimet e tyre rreth pjesëmarrjes së vajzave në futboll, ndërsa aktiviteti vijoi me lojëra dhe aktivitete të ndryshme sportive. Nxënësit u angazhuan me interes dhe entuziazëm, duke përcjellë edhe përmes...