Java e 50-të e Filmit në Duisburg sjell dokumentarë që eksplorojnë kufijtë mes realitetit dhe trillimit

Java e 50-të e Filmit në Duisburg sjell dokumentarë që eksplorojnë kufijtë mes realitetit dhe trillimit

Java e 50-të e Filmit në Duisburg ka mbledhur një përzgjedhje të gjerë të filmave dokumentarë nga hapësira gjermanofolëse, duke sjellë në vëmendje histori personale, kujtesën, luftën, burgosjen dhe marrëdhënien mes dokumentarit dhe filmit artistik. Festivali, i cili këtë vit shënoi pesë dekada nga themelimi, u shoqërua edhe me aktivitete të veçanta. Një prej tyre ishte botimi i librit Working for Cinema, me afro 500 faqe, që përmbledh kujtime dhe reflektime mbi 50 vjet të festivalit, duke dokumentuar temat, zhvillimet dhe njerëzit që kanë kontribuar në historinë e tij. Një nga veçoritë e festivalit mbetet mënyra se si publiku e përjeton kinemanë: pas çdo shfaqjeje, shikuesit mblidhen për të diskutuar filmin, ndërsa në fund përgatitet një procesverbal që pasqyron idetë dhe vërejtjet kryesore të diskutimit. Ky...