Jared Kushner flet për herë të parë për Zvërnecin…
Jared Kushner ka reaguar për projektin e tij të diskutueshëm turistik në Shqipëri, duke deklaruar se ai duhet t’u nënshtrohet të gjitha procedurave rregullatore dhe mjedisore të vendit. Deklarata e dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump është publikuar në median sociale X. Duke iu referuar projektit turistik në ishullin e Sazanit dhe Zvërnecit, në jug të Shqipërisë, i cili prej muajsh ka shkaktuar protesta në Tiranë, Kushner tha se investimi duhet të kalojë të gjitha procedurat përkatëse përpara se të mund të zbatohet. “Projekti duhet t’i nënshtrohet të gjitha proceseve përkatëse rregullatore dhe mjedisore të Shqipërisë dhe të marrë miratimet e nevojshme për zbatimin e tij”, citohet të ketë thënë Kushner. Ai shton se, në fund të fundit, i takon Shqipërisë të vendosë nëse projekti do të...
Burimi:
syri.net