Jared Kushner flet për herë të parë për Sazanin…

Jared Kushner flet për herë të parë për Sazanin…

Jared Kushner ka reaguar për projektin e tij të diskutueshëm turistik në Shqipëri, duke deklaruar se ai duhet t’u nënshtrohet të gjitha procedurave rregullatore dhe mjedisore të vendit. Deklarata e dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump është publikuar nga media spanjolle Europa Press, në një artikull të publikuar më 8 tetor. Duke iu referuar projektit turistik në ishullin e Sazanit, në jug të Shqipërisë, i cili prej muajsh ka shkaktuar protesta në Tiranë, Kushner tha se investimi duhet të kalojë të gjitha procedurat përkatëse përpara se të mund të zbatohet. “Projekti duhet t’i nënshtrohet të gjitha proceseve përkatëse rregullatore dhe mjedisore të Shqipërisë dhe të marrë miratimet e nevojshme për zbatimin e tij”, citohet të ketë thënë Kushner. Ai shtoi se, në fund të fundit,...