Japonia denoncon shkeljen e hapësirës së saj ajrore, ngrihen avionët luftarakë për interceptim

Japonia denoncon shkeljen e hapësirës së saj ajrore, ngrihen avionët luftarakë për interceptim

Marrëdhëniet mes Japonisë dhe Rusisë janë përfshirë në tensione të reja, pasi Tokio ka denoncuar shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga dy avionë që dyshohet se i përkasin Moskës. Incidenti u regjistrua në orët e para të së martës, më 17 nëntor, pranë ishullit Okinoshima, në jugperëndim të Japonisë, ku forcat e armatosura japoneze ngritën avionë luftarakë për t’i interceptuar. Qeveria japoneze e cilësoi incidentin si të papranueshëm dhe njoftoi se i kishte paraqitur Rusisë një protestë të fortë diplomatike, duke kërkuar marrjen e masave për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla. Zhvillimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet dypalëshe janë përkeqësuar më tej, pas arrestimit të një gazetari japonez në Rusi, nën akuza për spiunazh, si dhe konfiskimit të aseteve të kompanisë...