“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit në Tiranë

“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit në Tiranë

Dy të rinj, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se tentuan të mashtronin presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për t’i marrë 100 mijë euro. Sipas të dhënave të bëra publike, të rinjtë kanë kontaktuar Dukën duke u prezantuar me emrin e Taulant Ballës dhe i kanë kërkuar shumën në kriptomonedha. Duka dyshoi për skemën e mashtrimit dhe njoftoi policinë, e cila ndërhyri më pas për të dokumentuar rastin. Burime nga grupi hetimor për gazetaren Xhensila Kodra, bëjnë me dije se personi që u është kërkuar shuma prej 100 mijë eurosh është kreu i FSHF Armand Duka. Ndërsa dy të arrestuarit janë prezantuar në aplikacionin Sinjal si Taulant Balla. Fillimisht shuma është kërkuar në kriptomonedha, por më...