“Jam i lumtur për Kane dhe për veten”, Fenomeni: E meritoi plotësisht Topin e Artë
Ronaldo brazilian ka vlerësuar triumfin e anglezit Harry Kane në garën për “Topin e Artë”, duke theksuar se sulmuesi i Bayern Munich-ut e meritonte plotësisht këtë çmim. Ai shprehu gjithashtu kënaqësinë që një sulmues 9 i mirëfilltë rikthehet në podiumin e çmimeve më të rëndësishme individuale në futboll. Kane la pas konkurrentë të fortë si Kylian Mbappe (Real Madrid) dhe Lamine Yamal (Barcelona) për të fituar çmimin. Ronaldo, fitues i “Topit të Artë” në vitet 1997 dhe 2002, u shpreh se u gëzua shumë kur dëgjoi emrin e Kane-it në ceremoninë e muajit të kaluar në “London Palladium”, ku ishin mbledhur shumë yje të futbollit. Kapiteni 33-vjeçar i Anglisë pati një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich-un në Bundesliga dhe në Champions League. Ai gjithashtu...
Burimi:
telesport.al