“Jam Historia veç me 3 shkronja”, Gold AG në “Marshin për Liri”

“Jam Historia veç me 3 shkronja”, Gold AG në “Marshin për Liri”

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, i është bashkuar sot “Marshit për Liri” që po mbahet në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Artisti ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa fotografi nga protesta, ku shihet mes qytetarëve që i janë bashkuar këtij tubimi. Gold AG është shfaqur i veshur me një bluzë me motive patriotike, në pjesën e përparme të së cilës është i stampuar imazhi i komandantit legjendar, Adem Jashari. Në pjesën e pasme të bluzës shkruan “Jam Historia veç me 3 shkronja”, ndërsa krahas këtij mbishkrimi është vendosur edhe logoja e UÇK-së. Me anë të këtyre fotografive, reperi ka treguar mbështetjen e tij për marshin, i cili po zhvillohet sot...