“Jam gati të takohem me Putin në Samitin e G20 në SHBA”- Zelensky jep sinjale paqeje: Duhet të flasim dhe të vendosim!
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte gati të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin gjatë samitit të G20 në Miami. I pyetur nga transmetuesi gjerman ‘Deutsche Welle’, nëse do të takohej me Vladimir Putin në samitin në dhjetor nëse të dy udhëheqësit do të ftoheshin, Zelensky tha: “Po, sigurisht. Duhet të shkojmë. Duhet të takohemi, të flasim dhe të marrim vendime.” Por nga ana tjetër, luftimet në front bëhen gjithnjë e më të ashpra mes dy vendeve që sulmojnë me dronë dhe raketa, duke shkaktuar pothuajse çdo ditë viktima, të plagosur dhe dëme materiale.
Burimi:
javanews.al