Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron edhe sot në shtëpinë e tij në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës. Krasniqi u shoqërua sot nga selia e EULEX-it drejt shtëpisë së tij, nën masa të rrepta sigurie. Policia e EULEX-it bllokoi përkohësisht rrugën, derisa autokolona që shoqëronte Krasniqin, bashkë me një autoambulancë, doli nga selia. Krasniqi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po qëndron pranë familjes së tij, për shkak të gjendjes shëndetësore të gruas. Kjo është dita e dytë e vizitës së tij në Kosovë.