Jaime Sabines: Përpiqem të shkruaj emrin tënd në terr…

Jaime Sabines: Përpiqem të shkruaj emrin tënd në terr…

Përpiqem të shkruaj emrin tënd në terr.Përpiqem të shkruaj të dua.Në terr përpiqem t’i them të gjitha këto.Nuk dua që ta marrë vesh askush,që askush të mos më shohë në tre të mëngjesitduke ecur nga një qosh i dhomës në tjetrin,i marrë, i frymëzuar me ty, i dashuruar.I ndriçuar, i verbër, i tejmbushur me ty, duke të shpërhapur ngado.Them emrin tënd me gjithë heshtjen e natës,e klith zemra ime gojëlidhur.Përsëris emrin tënd, e them sërish,e them pa u lodhur,dhe jam i sigurt se ka për t’u gdhirë. Në shqip: Erion Karabolli ObserverKult ———————————————– Jaime Sabines LEXO EDHE: JAIME SABINES: SHPRESOJ TË SHËROHEM PREJ TEJE… Për disa ditë, shpresoj të shërohem prej teje. Duhet mos të të frymoj më, mos të të tymos më, mos të...