Ja kush emërohet në krye të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit

Ja kush emërohet në krye të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit

Elvis Lila ka marrë përkohësisht kompetencat e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga detyra. Lila, i cili mban postin e Drejtorit të Departamentit Operativ në SHISH, është ngarkuar përkohësisht me ushtrimin e kompetencave të kreut të institucionit., Vendimi vjen pasi ndaj Vlora Hysenit është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të një hetimi të SPAK. Hyseni ishte emëruar në krye të SHISH në prill 2023 dhe, deri përpara shkarkimit, drejtonte institucionin.