J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, ka lëshuar akuza të forta ndaj gjigantit teknologjik Microsoft, duke e akuzuar kompaninë për abuzim me sistemin e vizave të punës H-1B dhe shkarkim masiv të punonjësve amerikanë në dobi të fuqisë punëtore të huaj. Sipas Vance, Microsoft ka larguar nga puna rreth 6,000 punonjës amerikanë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë ka punësuar 6,300 punonjës me viza H-1B dhe ka aplikuar për 3,000 karta të gjelbra (Green Cards). Akuzat për abuzim me programet PERM dhe H-1B Në deklaratën e tij, Zëvendëspresidenti amerikan përdori ton të ashpër ndaj praktikave të punësimit në sektorin e teknologjisë, duke pretenduar se sistemet e emigracionit po përdoren për të ulur kostot e punës në kurriz të qytetarëve amerikanë. “Duke bërë llogaritjet, për çdo punëtor...
Burimi:
javanews.al