Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor
Komisioni zgjedhor izraelit njoftoi sot, të mërkurën, se nuk kishte gjetur prova për mashtrim që mund të ndikonin në integritetin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, rezultatet e të cilave po kontestohen nga kampi i kryeministrit në largim Benjamin Netanyahu. Pas shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga partitë e ndryshme dhe kryerjes së hetimeve të hollësishme, autoritetet zgjedhore nuk gjetën “asnjë parregullsi ose provë që sugjeron se integriteti i zgjedhjeve ishte kompromentuar ose se rezultatet ishin manipuluar”, tha komisioni në një deklaratë. Ky sqarim vjen disa orë para shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve, në të cilat asnjëri nga dy blloqet kryesore politike nuk arriti të sigurojë shumicën absolute prej 61 vendesh të nevojshme në Knesset për të formuar një qeveri. Kujtojmë se javën e kaluar...
Burimi:
javanews.al