Ivan Gvozdenoviç ndryshon Elbasanin, “rebus” në dy reparte – Balkanweb.com – News24
Elbasani po përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij fillimi kampionati dhe në stafin teknik po punohet edhe për disa ndryshime në formacion. Pas tri javëve të para dhe vetëm dy pikëve të grumbulluara, trajneri Gvozdenoviç po kërkon formulën që mund t’i japë skuadrës më shumë ekuilibër dhe siguri. Përballë do të jetë Egnatia, kampionia në fuqi, që e ka nisur sezonin me tri fitore, ndaj sfida kërkon një Elbasan ndryshe. Nuk bëhet fjalë për një revolucion në formacion, por për lëvizje të menduara në dy reparte ku skuadra ka shfaqur hapësira për përmirësim: mbrojtje dhe mesfushë. Gvozdenoviç po shqyrton alternativat që ka në dispozicion dhe pritet të zgjedhë një formacion që t’i japë ekipit më shumë ekuilibër në të dyja fazat...
Burimi:
gijotina.com