Iu bë atentat pasi la fëmijët në shkollë, Gjykata e Lezhës pushon çështjen për 3 të dyshuarit e plagosjes së Agron Pukës

Iu bë atentat pasi la fëmijët në shkollë, Gjykata e Lezhës pushon çështjen për 3 të dyshuarit e plagosjes së Agron Pukës

pamje nga ngjarja LEZHË-Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes penale ndaj tre personave të dyshuar për përplasjen me armë zjarri në Rrilë, ngjarje e ndodhur më 6 mars 2024, ku mbeti i plagosur Agron Puka. Vendimi është marrë nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës për pushimin e procedimit penal ndaj Vinçens Tukut, Kevin Ndokës dhe Amarildo Kola (Ndreca). Në kërkesën e Prokurorisë thuhej se nuk janë siguruar prova që implikojnë në ngjarje, Vinçens Tukun, Kevin Ndokën dhe Amarildo Kola (Ndreca), të cilët pas përplasjes ishin proceduar dhe shpallur në kërkim. Tre personat ishin nën hetim për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. NJOFTIMI: Gjykata e Shkallës së...