Italo Svevo, shkrimtari që la gjurmë në letërsinë italiane

Italo Svevo, shkrimtari që la gjurmë në letërsinë italiane

Italo Svevo, emri letrar i Aron Hector Schmitz, ishte një shkrimtar, romancier, dramaturg dhe biznesmen italian me origjinë austro-hungareze. Ai lindi më 19 dhjetor 1861 në Trieste dhe vdiq më 13 shtator 1928 në Motta di Livenza, në moshën 66-vjeçare. I rritur në një familje me prejardhje hebraike dhe gjermane nga babai dhe italiane nga nëna, Svevo u lidh që në moshë të re me letërsinë. Ai lexoi autorë të njohur si Goethe, Schiller, Shakespeare, si dhe shkrimtarë francezë e rusë. Për shkak të arsimimit në Gjermani, ai mësoi mirë edhe gjuhën gjermane. Jeta e tij nuk u përqendrua vetëm te letërsia. Për rreth 20 vjet punoi si nëpunës banke në Trieste, ndërsa më vonë u bë pjesë e biznesit të familjes së bashkëshortes së...