Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

Një 29-vjeçar italian ka pranuar autorësinë e vrasjes së shqiptarit Denaldo Maxhallaku, 31 vjeç, trupi i të cilit u gjet të mërkurën në një pus në zonën e Longianos, në Itali. “Isha unë”, mësohet të ketë deklaruar i dyshuari përpara autoriteteve, sipas mediave italiane. Maxhallaku, i cili punonte si bojaxhi dhe banonte në Gatteo a Mare, ishte larguar nga banesa mbrëmjen e 8 tetorit, duke i thënë bashkëshortes se do të shkonte në një bar dhe do të kthehej më vonë. Por 31-vjeçari nuk u kthye më në shtëpi, ndërsa kërkimet për të përfunduan me zbulimin tragjik të trupit të tij. Sipas rindërtimit paraprak të hetimeve, shqiptari ishte takuar me 29-vjeçarin në banesën e këtij të fundit. Mes tyre dyshohet se kishte nisur një konflikt...