Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

Rritja e çmimeve të karburanteve ka detyruar kompanitë kryesore në Itali të ndërhyjnë për të kufizuar kostot për qytetarët. Gjiganti italian i energjisë Eni ka vendosur një çmim maksimal për karburantet në rrjetin e tij. Nga 28 shtatori, benzina nuk do të shitet mbi 1.99 euro për litër, ndërsa nafta do të ketë një çmim maksimal prej 2.19 euro për litër. Të barabarta në Shqipëri me 201 lekë. Në nismë është përfshirë edhe IP (Italiana Petroli), një nga kompanitë e mëdha të shpërndarjes së karburanteve në Itali. Vendimi synon të frenojë rritjen e çmimeve në pompa dhe të lehtësojë kostot për qytetarët, por edhe për bizneset që varen nga transporti. Qeveria italiane e ka mirëpritur vendimin dhe ka bërë thirrje që edhe kompanitë e tjera...