Italia u godit nga breshëri, kokrrat deri në 10 cm shkaktojnë dëme të mëdha – video
Një stuhi e fuqishme goditi rajonin e Lombardisë në veri të Italisë, duke sjellë breshër me madhësi deri në 10 centimetra, i cili shkaktoi dëme të shumta në makina, banesa dhe panele diellore. Në disa zona, kokrrat e breshrit thuhet se kishin madhësinë e mandarinave. Në Castrezzato, pranë Brescias, ato dëmtuan rëndë automjetet, çanë pjesë të fasadave të ndërtesave dhe dëmtuan edhe automjete të policisë dhe mbrojtjes civile. Edhe qyteti i Chiari u godit rëndë. U raportuan xhama të thyer të makinave, çati të dëmtuara dhe panele diellore të shkatërruara. Një pemë u rrëzua, ndërsa një stacion zjarrfikësish u përmbyt. Dëme u raportuan edhe në Pontoglio dhe Castelcovati, ndërsa në provincën fqinje të Bergamos breshëri dëmtoi çati fermash, stalla dhe të mbjella me misër. Stuhia...
Burimi:
kohajone.com