Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!
Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit të Jashtëm, kryediplomatit Tajani Hakerat prorusë të grupit Noname kanë vënë në shënjestër disa personalitete italiane dhe evropiane, mes tyre edhe ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani. Të dhënat personale të zv.kryeministrit dhe familjarëve të tij janë publikuar në rrjetin e errët të internetit. Tajani e ka cilësuar këtë një formë të luftës hibride, që sipas tij, sulmet synojnë të ndikojnë në opinionin publik dhe të përçajnë evropianët përmes dezinformimit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të ardhshme. I pyetur nëse do të thërrasë ambasadorin rus, ministri tha se duhet treguar kujdes derisa të ketë prova zyrtare, ndërsa hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës dhe policinë. Kryediplomati italian...
Burimi:
javanews.al