Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030, Tajani: Gabim i rëndë nëse anëtarësohet Ukraina para Ballkanit
Shefi i diplomacisë evropiane, Antonio Tajani u kërkoi shteteve të tjera anëtare që të përshpejtojnë anetarësimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë në BE. “Mali i Zi është padyshim vendi që është gati për t’u anëtarësuar në BE se bashku me Shqipërinë. Kjo nuk do të thotë se të tjerët duhen përjashtuar, por, sipas mendimit tim, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë bërë disa hapa më shumë përpara. Kemi një lidhje të fortë historike me Malin e Zi, ashtu siç kemi edhe me Shqipërinë, prandaj besoj se për Italinë duhet të mbetet prioritet arritja e një anëtarësimi të shpejtë të këtyre shteteve, duke koordinuar afatet kohore. Dikush përmendi vitin 2030, por unë besoj se edhe viti 2028 është një afat mjaft i largët. Kështu që...
Burimi:
javanews.al