Italia fajëson hakerët pro-rusë për publikimin në dark web të të dhënave të ministrit të Jashtëm Tajani
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, deklaroi të shtunën se të dhënat e tij personale janë publikuar në dark web, pjesa e enkriptuar e internetit, dhe se është bërë objekt i kërcënimeve e frikësimeve. Lajmin ai e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, pas një vargu kërcënimesh të rreme për bomba në të gjithë Evropën, të cilat shkaktuan devijimin e fluturimeve, kërcënime ndaj sigurisë së transmetuesve televizivë, si dhe pas sulmeve të fundit ndaj sistemeve të ftohjes në supermarkete dhe inkursioneve me dronë. Tajani është edhe zëvendëskryeministër i Italisë, por nuk specifikoi se çfarë lloj informacionesh ishin publikuar, duke lënë të kuptohet se kërcënimi kibernetik është ende në vazhdim. Ai theksoi se kriminelët kibernetikë po shpërndajnë të dhënat e tij prej...
Burimi:
kohajone.com