Italia dhuron 160 mijë viza për rusët, a rrezikohet vendi nga agjentët sekretë të Moskës?
Italia vazhdon të jetë një nga vendet europiane që lëshon më shumë viza për qytetarët rusë, duke ngritur shqetësime për mundësinë e infiltrimit të agjentëve të shërbimeve ruse në zonën Schengen. Sipas të dhënave të Komisionit Europian, në vitin 2025 Italia miratoi rreth 164 mijë viza për aplikantë rusë në konsullatat e Moskës dhe Shën Petersburgut, ndërsa në vitin 2024 kishte miratuar mbi 152 mijë. Së bashku me Francën dhe Spanjën, Italia përbën pjesën dërrmuese të vizave Schengen të lëshuara për rusët. Në vitin 2025, në gjithë zonën Schengen u dhanë rreth 620 mijë viza për qytetarët rusë, një rritje krahasuar me vitet menjëherë pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, por ende shumë më pak se rreth 4 milionë vizat e vitit 2019. Shqetësimi...
Burimi:
javanews.al