Italia dhe Spanja zgjasin pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit për 15 ditë
Italia ka zgjatur me 15 ditë pezullimin e zbatimit të Marrëveshjes së Shengenit me Spanjën. Në përgjigje të këtij vendimi, edhe Ministria e Brendshme spanjolle ka njoftuar zgjatjen e kontrolleve kufitare për pasagjerët që mbërrijnë nga Italia. Roma e kishte vendosur masën më 1 gusht, për një periudhë njëmujore, për shkak të situatës së krijuar në enklavën spanjolle të Ceutës. Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, vendimi për zgjatjen e kontrolleve është marrë pas analizës së Komitetit të Analizës së Migracionit dhe Sigurisë Kufitare. Autoritetet italiane vlerësojnë se kushtet që çuan në vendosjen e masës më 1 gusht vijojnë të jenë të pranishme. Qeveria italiane ka bërë të ditur se në vendimmarrje janë marrë parasysh edhe iniciativat e ndërmarra nga Spanja, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian,...
Burimi:
javanews.al