“Italia dhe Franca janë kushërira dhe rivale, por nuk ka urrejtje. Donnarumma është më i mirë se Maignan”

“Italia dhe Franca janë kushërira dhe rivale, por nuk ka urrejtje. Donnarumma është më i mirë se Maignan”

12 Nëntor 2026 18:47 Telesport Italia do të përballet sonte me Francën në “San Siro” në sfidën e pestë në grup në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Në prag të kësaj supersfide, në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, ka folur Sebastian Frey, ish-portieri i kombëtares franceze dhe i disa klubeve të rëndësishme në Serie A. “Nuk është një ndeshje e zakonshme. Ato janë kushërira dhe rivale, ndonëse nuk ka urrejtje: është gjithmonë një përballje e veçantë për të dyja palët. Do të jem në stadium, më ftoi Zidane dhe mezi pres ta shoh ndeshjen. Jam kurioz t’i shoh këto dy kombëtare, të cilat sot ndodhen në situata të ndryshme: njëra duhet të fitojë, ndërsa tjetra ka nevojë për rindërtim”, tha fillimisht...