Itali/ Kamioni i plehrave përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, kishte të bijën për dore
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një 42-vjeçare shqiptare e identifikuar si Lavdije Istrefi është përplasur nga kamion i mbetjeve në San Dona di Piave, në Itali. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja ndodhi mëngjesin e 18 shtatorit, në zonën e Passarellës, pranë Via Paolo VI, teksa gruaja po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë. Sipas të dhënave paraprake, kamioni ishte në manovrim kur përplasi 42-vjeçaren, e cila mbeti poshtë mjetit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të emergjencës, ajo nuk mundi të mbijetonte. Vajza e saj, e cila ndodhej pranë saj në momentin e aksidentit, nuk pësoi dëmtime fizike, por mbeti e tronditur nga ngjarja. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe policia lokale. Viktima, nënë e...
Burimi:
gijotina.com