Itali, gjykatat lirojnë kryeanarkistin Youssef, marokeni akuzohet se drejtoi dhunën në protesta! Proteston ashpër Meloni

Itali, gjykatat lirojnë kryeanarkistin Youssef, marokeni akuzohet se drejtoi dhunën në protesta! Proteston ashpër Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar ashpër vendimin e gjykatës së Milanos për lirimin e 30-vjeçarit me nënshtetësi të dyfishtë marokene-italiane Youssef Siher, i cili ishte i dyshuari kryesor sa i përket administrimit të kanalit në platformën Telegram, ku u bë thirrje për organizimin e protestave të dhunshme në Itali, me Siher, i cili konsiderohej ideatori i lëvizjes së 17 tetorit që solli shkatërrimin e bizneseve në Milano. Kryeministrja italiane u shpreh se vendimi i gjyqtares së Milanos ishte i turpshëm dhe fyente forcat e rendit, por edhe bizneset që u shkatërruan. “Një vendim i turpshëm. Besoj se kjo është një fyerje e papranueshme ndaj punës së policisë, hetuesve, Ministrisë së Brendshme dhe, më gjerë, ndaj të gjithë atyre që përpiqen të mbrojnë qytetarët e...