Itali, arrestohet 29-vjeçari shqiptar me mbi 414 kg hashash
Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali, pasi policia zbuloi mbi 414 kilogramë hashash të fshehura në disa ambiente të përdorura si magazina në zonën mes Guidonia Montecelio dhe Romës. Operacioni u zhvillua nga efektivët e Seksionit VII Antidrogë të Skuadrës së Lëvizshme të Romës, të cilët prej kohësh kishin vënë nën vëzhgim të riun. Sipas autoriteteve, 29-vjeçari u ndalua teksa po përpiqej të ngarkonte në automjet disa valixhe. Gjatë kontrollit të tyre u gjetën rreth 98 kilogramë hashash. Hetimi vijoi me kontrollin e të riut, të cilit iu gjetën disa çelësa. Policia konstatoi se ato hapnin ambiente të tjera në Guidonia dhe Romë, ku u zbuluan sasi të mëdha droge, materiale paketimi dhe frigoriferë të përdorur për ruajtjen e lëndës narkotike. Në...
Burimi:
kohajone.com