Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

Një 25-vjeçar shqiptar, banues në Torino, është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa dyshohet se po grabiste një banesë në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, Itali.Sipas mediave italiane, një grup prej të paktën 4-5 personash kishte hyrë në oborrin e banesës rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur pronari, i identifikuar si Roberto Mollo, i ka zënë në befasi dhe ka qëlluar disa herë me pistoletën që e posedonte në mënyrë të ligjshme. Si pasojë, 25-vjeçari shqiptar ka mbetur i vdekur, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende publik.Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, Mollo, një mekanik dhe shofer kamioni për transportin e kafshëve, ndodhej i vetëm në banesën në pronësi të prindërve të tij, kur dëgjoi zhurma...