Ismet Jonuzi hap një kapitull të ri artistik me ekspozitën “Morfogjenezat”
Artisti Ismet Jonuzi do të prezantojë ekspozitën “Morfogjenezat” sonte, në orën 18:00, në hapësirat e Çifte Hamamit. Ekspozita trajton proceset e formësimit dhe mënyrën se si format artistike ndërthurin kohë, gjendje materiale dhe kuptime të ndryshme. Në praktikën artistike të Jonuzit, forma nuk paraqitet vetëm si rezultat i një procedure krijuese, por edhe si hapësirë ku takohen përvoja dhe mënyra të ndryshme të të shprehurit. Organikja dhe gjeometrikja, figurativja dhe abstraktja, si dhe format e modeluara e të konstruktuara, shfaqen si mundësi të njëkohshme të artikulimit artistik. Këto elemente nuk përbëjnë faza të njëpasnjëshme të zhvillimit stilistik, por ndërveprojnë, kundërvihen dhe plotësojnë njëra-tjetrën, madje edhe brenda së njëjtës vepër. Kuratore e ekspozitës është dr. Ana Frangovska, ndërsa publiku do të ketë mundësi ta vizitojë atë...
Burimi:
kultplus.com