Ismajli: Me Finlandën? E dimë rëndësinë, obligim vendin e parë në grup

Ismajli: Me Finlandën? E dimë rëndësinë, obligim vendin e parë në grup

Ndërkaq Ardian Ismajli u shpreh se Kombëtarja është përgatitur shumë mirë për sfidën ndaj Finlandës dhe se objektivi është të ruajë vendin e parë në grup, duke theksuar se gjithçka varet nga vetë skuadra. Mbrojtësi vlerësoi mbështetjen e tifozëve, foli për rëndësinë e shmangies së gabimeve dhe nënvizoi se lojtarët duhet të japin maksimumin në fushë për të arritur fitoren dhe për të bërë krenarë tifozët shqiptarë. Ndeshja e radhës? – Jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë. E dimë rëndësinë. E kemi obligim për vendin e parë. Jemi ekip më kualitativ se të gjithë në grupin tonë, por duhet ta dëshmojmë në fushë. Ndeshjen e parë në Finlandë, besoj që hiq kartonin e kuq, kemi bërë ndeshjen ndoshta më të mirë në vitet e fundit. Episodet e...