Ismail Syla: Buqetë e vjeshtës poetike

Ismail Syla: Buqetë e vjeshtës poetike

Poezi nga Ismail Syla Vdekja vertikale e gjethit Është mbret vjeshtorqë heq dorë nga froni i blertëpa kërkuar azil në mitrën e pranverës. Të vdesësh vertikalisht –ja i vetmi statut që njeriu nuk e shkroi kurrë. Antropologjia e gjethes së fundit Në damarët e sajfle gramatika e një race të shuar,që nuk e njohu gravitetin si ndëshkim.Dega ia hap gjoksin, e nxjerr jashtë:një dëbim sovran, flakje drejt tokës. Toka, kjo arkivë e verbër,ia pret trupin pa e ditur se po varrostë vetmin alfabet, që nuk gënjeu. Herezia e rrënjës Rrënja, heretikja që nuk ia var qiellit,gërmon nëpër pleh dhe errësirë.E di se sekreti i jetës nuk vjen nga lart,por mbim nga kalbëzimi i thellë i shekujve. Sa më e errët lufta nëntokësore,aq më e patundur...