Ismail Lulani, një nga emrat më të shquar të pikturës shqiptare

Ismail Lulani, një nga emrat më të shquar të pikturës shqiptare

Ismail Lulani, piktor dhe arsimtar i njohur shqiptar, mbetet një nga figurat më të rëndësishme të artit shqiptar të shekullit XX. I lindur më 26 mars 1933 në Tuz dhe i ndarë nga jeta më 6 tetor 2002 në Shkodër, Lulani ia kushtoi më shumë se tri dekada jetës së tij pikturës dhe edukimit artistik. Në moshën 12-vjeçare u vendos së bashku me familjen në Shkodër. Pas studimeve të mesme, ai ndoqi Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, ku u diplomua në pikturë monumentale. Punimi i tij i diplomës, “Ded Gjo Luli me trimat”, u vlerësua nga kritika e kohës. Pas përfundimit të studimeve punoi si pedagog në Tiranë, ndërsa më pas u rikthye në Shkodër, ku dha mësim në Liceun Artistik “Prenk Jakova”....