Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në Spitalin e Vlorës, ku një paciente rreth 75 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i godinës. E moshuara, me origjinë nga Borshi, ishte e shtruar në repartin e kirurgjisë. Pas rënies, ajo ka pësuar dëmtime të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve dhe stafit shëndetësor, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Nga informacionet paraprake mësohet se në spital ndodheshin edhe familjarë të saj, të cilët po e shoqëronin gjatë qëndrimit në repart. Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota dhe për të sqaruar dinamikën e saj.
Burimi:
gijotina.com