Ish-sulmuesi i Rusisë është i bindur. Arshavini: Daku do t’i shënojë 8 golat e tij me Spartakun

Ish-sulmuesi i Rusisë është i bindur. Arshavini: Daku do t’i shënojë 8 golat e tij me Spartakun

Andrej Arshavini ka komentuar ecurinë e Mirlind Dakut në radhët e Spartkut të Moskës. Ish-lojtari i Kombëtares së Rusisë ka vlerësuar cilësitë e sulmuesit shqiptar, të cilat sipas tij do t’i shfaqë me kalimin e kohëd. Më tej Arshavini ka shtuar me bindje se Daku do të arrijë t’i shënojë 8 gola këtë sezon. “Ai do të sjellë cilësi me kalimin e kohës. Daku ka cilësi, padyshim që do t’i shënojë shtatë apo tetë golat e tij. A nuk mjafton kjo? Epo, në rastin më të mirë, do të jenë edhe më shumë. Aty luan Ugalde. Barko do të rikthehet, por nuk do të luajë fare,” ka thënë Andrej Arshavini në emisionin “That’s Football, Brother!” në “YouTube”./Sport Ekspres/