Ish-radikal i Sheshelit dhe ministër i Millosheviqit/ Çka i karakterizoi 14 vjetët e Vuçiqit në pushtet?
Ish-radikal i Vojsllav Sheshelit dhe ministër i Sllobodan Millosheviqit, Aleksandar Vuçiqi gjatë dekadës së kaluar, si zyrtar i Partisë së re Përparimtare të Serbisë, u orientua drejt Perëndimit dhe u bë partner i tij. Një dekadë e gjysmë më vonë, ai e braktisi postin e presidentit të Serbisë dhe iu fut garës zgjedhore për postin e kryeministrit, pas dy vjetësh protestash dhe kërkesash për zgjedhje të parakohshme. “Në vitet e para ai premtoi disa ndryshime dhe ne, si shoqëri, besuam se kishte mësuar diçka nga vitet ’90, por në fund gjithçka përfundoi në diçka që i ngjan shumë viteve ’90”, thotë Dushan Spasojeviq nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd. Në vitet e fundit, vlerëson Spasojeviqi, shohim “prirje autoritare, punë të papërfunduara, korrupsion dhe premtime...
Burimi:
syri.net