Ish-presidenti francez rikthehet në skenën politike: Të bashkohemi për të mundur Le Pen
Ish-presidenti francez François Hollande po e mban të hapur mundësinë për t’u rikthyer në garën për Pallatin Élysée në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. Në një intervistë, Hollande tha se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por theksoi se, nëse kandidon, do ta bëjë vetëm me synimin për të arritur në raundin e dytë dhe për të fituar. Hollande, i cili drejtoi Francën nga viti 2012 deri në 2017, ka kritikuar zgjedhjet paraprake të së majtës, duke argumentuar se ato “përçajnë më shumë sesa bashkojnë”. Ai ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në primaret socialiste dhe se vendimin për një kandidim të mundshëm pritet ta marrë në dhjetor. Në qendër të mesazhit të tij është ideja e bashkimit të së majtës...
Burimi:
javanews.al