Ish-polici në protestë: Nuk mund të qëllohet populli kështu! Kjo është fatkeqësi
Mes tensioneve dhe përplasjeve në protestën e zhvilluar në “Sheshin Skënderbej”, një ish-polic ka reaguar kundër përdorimit të forcës ndaj protestuesve. “15 vite kam drejtuar këto forca. Nuk mund të qëllohet populli kështu! Kjo është fatkeqësi”, është shprehur ish-polici, duke shprehur shqetësimin për mënyrën se si po veprohet ndaj qytetarëve të mbledhur në protestë. Deklarata e tij vjen në një moment të tensionuar, kur në protestë raportohet për ndërhyrje të policisë dhe përdorim të forcës ndaj protestuesve. Ish-polici, duke iu referuar përvojës së tij shumëvjeçare në radhët e forcave të rendit, ka kundërshtuar trajtimin e qytetarëve në këtë mënyrë.
Burimi:
syri.net