Ish-ministri i Mbrojtjes bën deklaratën e bujshme: Ajo që po i ndodh Kosovës, arritja më e madhe e agjenturave ruso-serbe ndaj faktorit shqiptar!
Ajo që po i ndodh Kosovës aktualisht, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, është arritja më e madhe e agjenturave ruso dhe serbe përkundrejt faktorit shqiptar. Kjo ishte deklarata e fortë që ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri në Top Story, ku theksoi se dita e nesërme është kritike për Kosovën. Vengu gjithashtu pati kritika për koordinimin mes Kosovës dhe Shqipërisë Aipas tij, nga Prishtina nuk ka pasur komunikim me Shqipërinë as në nivel qeveritar dhe as në nivel partiak, ndërsa reagimi i dy vendeve mbeti vetëm te deklaratat e bëra në parlamentet respektive. “Është evidente që ka dy kriza që janë bërë bashkë në këto 48 orë të fundit, kriza e tejzgjatur politike dhe institucionale në Kosovë dhe vendimi i Hagës që është vetëftuar...
Burimi:
javanews.al