Ish-lojtari i Real Madridit refuzon rikthimin në “Bernabeu”, Arsenal dhe Chelsea duan të përfitojnë nga situata

Ish-lojtari i Real Madridit refuzon rikthimin në “Bernabeu”, Arsenal dhe Chelsea duan të përfitojnë nga situata

27 Shtator 2026 16:18 Telesport Jacobo Ramon nuk ka dëshirë të rikthehet verën e ardhshme në Madrid, pavarësisht se Jose Mourinho ka dhënë që tani “ok” për riblerjen e qendërmbrojtësit 21-vjeçar, i cili po shkëlqen te Como. Ramon u largua nga Real Madrid te Como në verën e viti2 2025, por klubi madrilen mbajti 50% të të drejtave të lojtarit, së bashku me një klauzolë që u mundëson ta rikthejnë atë për 9 milionë euro në verën e ardhshme. 21-vjeçari është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer te Como, ku luan një rol të rëndësishëm nën drejtimin e trajnerit spanjoll Cesc Fabregas. Rikthimi i tij te Real Madrid nuk është pista e vetme, pas situata e qendërmbrojtësit spanjoll po monitorohet me kujdes nga Chelsea dhe Arsenal....