Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, partitë politike në Kosovë hartojnë planin e mbështetjes, zbulohet çfarë parashikon strategjia sekrete
Partitë politike dhe përfaqësuesit institucionalë në Kosovë po hartojnë një strategji për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së, të dënuar në shkallë të parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Megjithëse janë ndërmarrë hapa konkretë, palët kanë vendosur që përmbajtja e strategjisë dhe veprimet e tyre të mbeten konfidenciale. Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila është pjesë e Këshillit Strategjik, tha se anëtarët kanë nënshkruar një deklaratë për ruajtjen e konfidencialitetit. Sipas saj, ka koordinim dhe seriozitet nga të gjitha palët, ndërsa puna e grupit duhet të vlerësohet nga veprimet konkrete dhe jo nga deklaratat publike. Edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, konfirmoi se partitë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, por pa...
Burimi:
javanews.al