Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!
Tashmë kemi një kandidat rival të Infantino-s për zgjedhjet e kreut të FIFA-s. Ramon Vega, 55 vjeç, ish-mbrojtës i Zvicrës, Cagliari-t dhe Tottenham-it, ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet për presidencën e FIFA-s, që do të mbahen vitin e ardhshëm. Që nga tërheqja nga futbolli i luajtur në vitin 2004, Vega punon në sektorin financiar. “Do të kandidoj për të ribashkuar familjen e futbollit botëror, për të bërë reformat që duhen dhe për të modernizuar FIFA-n. Dua të rikthej stabilitetin dhe besueshmërinë, për të cilat sporti ynë ka nevojë urgjente”, – ka deklaruar Vega. Vega e provoi për herë të parë në 2015-ën, pas pezullimit të ish-presidentit Sepp Blatter. Katër vjet më pas tentoi të sfidonte Infantino-n, por nuk mundi të siguronte mbështetjen...
Burimi:
javanews.al