Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Karçanaj duhet të paraqitet pranë autoriteteve dy herë në muaj, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë. Më 7 maj, Gjykata e Lartë vendosi të ndryshojë masën e sigurisë, për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nën hetim nga SPAK pas dyshimeve për shkelje me tenderët. Karçanaj ishte vendosur më herët në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të caktuar nga GJKKO, por me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë i ka caktuar ish-drejtoreshës së AKSHI-t masën detyrim paraqitje. Karçanaj nuk mund të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, ndërsa duhet të paraqitet pranë Policisë gjyqësore...