Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Karçanaj është një nga personat nën hetim në dosjen e AKSHI-t, ku SPAK po heton dyshimet për shkelje dhe abuzime me procedurat e prokurimeve publike. Paraqitja e saj në SPAK vjen në kuadër të zbatimit të masës së caktuar nga Gjykata e Posaçme.
Burimi:
syri.net