Ish-arbitri i njohur: Messi mund të na kishte kthyer kundër 100 mijë njerëz për ndeshje

Ish-arbitri i njohur: Messi mund të na kishte kthyer kundër 100 mijë njerëz për ndeshje

7 Tetor 2026 12:15 Alfred Lleshi Iturralde González i është bashkuar vlerësimeve të shumta për Leo Messin, në ditën kur ish-ylli i Barcelonës i dha lamtumirën kombëtares së Argjentinës, në një miqësore ndaj Beninit, ku shënoi një gol dhe dha dy asistime në fitoren 3-0. Ish-arbitri, sot bashkëpunëtor i “Cadena SER”, theksoi veçanërisht “fair play”-in e Messit: “Do të kisha dashur të isha në ndeshjen e tij të lamtumirës edhe si arbitër i katërt. Një gjë është Messi si futbollist dhe tjetër gjë është ajo që ka qenë për arbitrat. Ai mund të na kishte kthyer kundër 100 mijë njerëz për ndeshje, duke u rrëzuar apo simuluar, por nuk e bëri kurrë. Ka qenë një nga lojtarët më fisnikë në fushën e lojës”. Iturralde nënvizoi...